8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Albana vokshi sulmon gratë deputete që mbështesin Lulëzim Bashën/Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave

Deputetja Albana Vokshi ka sulmuar ditën e sotme të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar apo anëtarë të Kryesisë së PD-së që mbeshtin Lulzim Bashën, për arsye se po mbrojnë dhunën e ushtruar me urdhër të këtij të fundit ndaj grave dhe burrave demokratë.

Në një postim në Facebook, Albana Vokshi ka publikuar foton e Elisabeta Redhir, kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.

Vokshi i drejtohet grave mbështetëse të Bashës duke i thënë “turp t’i vijë” që postojnë mesazhet e prodhuara nga zyra e Bashës duke u ankuar se i dhimbte koka nga gazi teksa gratë demokrate u gjakosën në përpjekje për të shpëtuar nga gazi lotsjellës që lëshohej drejt tyre.

Albana Vokshi është ndalur dhe te ish-Kryeministri Sali Berisha. Ajo deklaroi se edhe sikur të kishte vetëm një ditë të fundit në politikë do të mbështestë gjithmonë Sali Berishën, i cili ngjall shpresë ndërsa Lulzim Basha nuk është gjë tjetër veccse humbës.

Postimi i Albana Vokshit

Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhimtur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambjentet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jpnë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambjente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrike, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

– Turp për ju që cuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhëtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhëtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet. E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vetëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët rë cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...