6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Albano Bogdo rrëfen përballjen me probleme të shëndetit mendor: “Vuaja nga sulmet e atakut dhe paniku”

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka rrëfyer përsëri për përballjen e tij me probleme të shëndetit mendor, duke treguar se ka vuajtur nga sulmet e atakut të panikut. Bogdo ka ndarë detaje të momenteve të vështira që ka përjetuar, duke përfshirë vizitat në spital dhe refuzimin e tij të hyjë në skenë në shfaqjet e “Apartamenti 2XL” si pasojë e panikut.

Duke folur për ndihmën që ka kërkuar, Bogdo shprehet se producenti Turjan Hysko e kishte dërguar tek një psikologe për t’i ofruar ndihmë.

Ai tregon se fillimisht kishte frikë të hynte në spital, por më pas e kuptoi rëndësinë e ndihmës mjekësore. Aktori tregon se ka vuajtur nga ankthi për shumë vite, deri sa u përshkallëzua në atak paniku.

““Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-sa, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër.

Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë? Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hypur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma. Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani.

Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”, tha Albano Bogdo.,” shprehet Bogdo.

Ai tregon për momentin kur u detyrua të hynte në spital dhe si e kuptoi rëndësinë e ndihmës mjekësore. Përmes rrëfimit të tij, Albano Bogdo dëshiron të ndajë përvojën e tij për të ndihmuar dhe nxitur ndërgjegjësimin lidhur me shëndetin mendor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...