17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aleko Myrtollari u vetëdorëzua në polici,gruaja vazhdon në gjëndie të rëndë shëndetësore pas goditjeve me thikë nga bashkëshorti

Aleko Myrtollari, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në banesën e çiftit, pas një konflikti mes të dyve.

Gruaja Marjola Myrtollari ka marrë plagë të rënda ndërsa sot është sjell në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se motiv i kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia. Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa ka qenë vajza 16 vjeçare e çiftit që ka lajmëruar policinë. Mësohet se plagosja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve por e ka gjetur vajza nënën të plagosur.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qera, kishin konflikte për motive xhelozie, ka qenë bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhëti.

Aleko Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat Porodinë dhe Pojan të Korçës, aty ku ka pasur te afërm. Ai është fshehur në banesat e tyre deri në mbrëmjen e djeshme kur u dorëzua në polici.

Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tij pas kontrollit të banesave të familjarëve të 46-vjeçarit. Kanë qenë te afërmit e autorit të krimit ata që e kanë bindur Myrtollarin të dorëzohet në polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...