17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Aleksandër Petoshati shpallet Kampion Kombëtar në mundje — krenari për Vlorën

Vlora ka edhe një arsye tjetër për t’u ndier krenare. Aleksandër Petoshati, një prej talenteve më premtues të sportit vlonjat, është shpallur Kampion Kombëtar në Kampionatin Kombëtar të Mundjes të zhvilluar në Tiranë.

I riu 19-vjeçar, që garoi në peshën 72 kilogramë, kategoria U-20, dominoi turneun me pesë fitore radhazi, duke siguruar vendin e parë dhe titullin e “Mundësit më të Mirë të Kampionatit”.

Petoshati stërvitet me ekipin Vlora Wrestling dhe është gjithashtu pjesë e të rinjve të Flamurtarit. Me këtë sukses, ai numëron tashmë 10 tituj kampioni në karrierën e tij të re, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe pasion të rrallë për sportin.

Ky rezultat i rëndësishëm vjen në një moment kur Vlora po planifikon ndërtimin e një Muzeu të Mundjes, një projekt që synon të ruajë dhe promovojë traditën e pasur të këtij sporti në qytetin bregdetar dhe të nderojë kampionët që kanë lartësuar emrin e tij ndër vite.

Me suksesin e Aleksandër Petoshatit, mundja vlonjate tregon edhe një herë se mbetet një nga sportet më të lavdishme dhe më të dashura për qytetin e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...