Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka ndarë një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në rrjetet sociale, duke theksuar se ka vendosur ta ripublikojë pas kërkesave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e tij.
Në postimin e tij, Soros shkruan: “Rikthim për shkak të kërkesave popullore,” duke përmendur Ramën në përshkrim. Megjithatë, ajo që bie në sy është se, edhe pse Alex Soros e ka taguar kryeministrin Rama, fotografia nuk është shfaqur në profilin e tij në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje mbi arsyen e mungesës së postimit në llogarinë e Ramës.






