13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Alibeaj dhe Nikolla përplasen në Kuvend, pasi kjo e fundit nuk pranoi kërkesën e selisë blu për të folur për investimet strategjike

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e Kuvendit janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës së diskutimit për Komisionin Hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj e akuzoi Nikollën se nuk po respekton rregulloren e Parlamentit dhe ky është një turp për qeverinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim kërkesën, e cila u rrëzua menjëherë me votat e shumicës.

Alibeaj: Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit.

Nikolla: Ajo që thoni ju se kërkesa paraqitet për miratim në seancën plenare më ta afërt por jo më larg se 15 ditë. Pra jemi konform rregullore dhe ligjit. Po bëni kërkesë për futjen në rendin e ditës? Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës. Zotëri jemi në procedurën e votimit siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës neni 47 dhe neni i 7 i rregullores.

Alibeaj: Zonjë, ju lutem qetësohuni pak dhe pyesin dhe administratën tuaj për rregullshmërinë e mbarëvajtjes së seancës. Nuk ka qenë në rendin e ditës kjo pikë deri para 5 minutash. Ka disa rregulla si futet një çështje në rendin e ditës së seancës. Ju hodhët në votim një çështje pa kërkesë, vendosët mos të futet në rendin e ditës. Keni bërë një gjë me mënd në fakt se kjo çështje kërkon diskutim nga ne që e propozuam. Deputetët duhet të përgatiten. Kështu që ne nuk e kuptojmë këtë ngutjen tuaj. Ne duam ti jepet mundësia të gjithë deputetëve sepse është një çështje që u përket qytetarëve. Të drejtën për diskutim nuk mund të na e hiqni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...