12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Alibeaj: Sa herë vjen Berisha ka zhurmë, me bishtin ndër shalë nuk shmangemi

“Sa herë vjen Berisha në mbledhje ka zhurmë”-kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar Enkeled Alibeaj pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e sotme.

Alibeaj deklaroi se do të merret opinioni i secilit deputet për propozimin e PS-së lidhur me çështjen e presidentit dhe se në kohën e duhur do të jepet qëndrimi final i opozitës.

Ai tha ndër të tjera se ashtu siç ky proces duhet të jetë transparent, edhe mbledhja e radhës e PD-së do të jetë e hapur.

Alibeaj: Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje, duhej zhvilluar dje por ndodhi fatkeqësia.

Çështja e qëndrimit që duhet të mbajë PD për presidentin, propozimi është që në formë kolegjiale të konsultohemi për të marrë një vendim, prandaj u la një mbledhje tjetër për të marrë opinionet e secilit deputetët, dhe të arrijmë në qëndrim final.

Mbledhjet kanë gjithmonë zhurmë sepse vjen Berisha, është i lirë të flasë por procesi i zgjedhjes së presidentit është më i rëndësishmi. Pavarësisht faktit se me ndryshimet kushteteuse të 2008 me marrëveshjen Rama-berisha është penalizuese për opozitën.

Opinioni im është i qartë, Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin. 4 deputetë nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve. Kanë vjedhur votat sipas DASH dhe është deligjitimuar mazhoranca e Ramës. Nuk mund të rrudhet procesi i zgjedhjes, e turpshme qesharake futja e emrave nëpër zarfe.

Me bishtin ndër shalë të shmangemi, jo, përfaqësojmë gjysmën e ndershme të shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Ramën. Duhet process që të respektojë figurën e Presidencës, transparent.

Do diskutojmë të qetë dhe me kohën e duhur si detyrim ndaj qytetarëve.Po ua them që sot që herën tjetër do jeni direkt për të ndjekur mbledhjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...