16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Alibeaj: S’kemi si të fitojmë kështu, ky është kushti i vetëm që kemi për t’u bashkuar

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj i ka quajtur si të paftuar anëtarët e Komisionit të
Rithemelimit me në krye ish kryeministrin Sali Berisha të cilët sot u rikthyen në selinë e PD-së.

Alibeaj këmbënguli në qëndrimin e tij ku theksionte se vendimi i dhënë nga gjykata e Tiranës për të konfirmuar vendimet e 11 dhjetorit, ishte i paligjshëm dhe se do të merreshin procedurat e ankimimit nga ana e deputetëve të PD.

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj:Një vizitë të paftuar, ajo se çfarë ka ndodhur sot, duhet ta tregoj nga momenti i parë që nga vendimi nga ana e gjykata e Tiranës. Vendimi është dhënë në shkelje të plotë të ligjeve të fakteve dhe të provave. Një vendim i cili nuk bazohet në asnjë prej dokumenteve reale që kjo parti ka depozituar në gjykatën e Tiranës. Kam autorizuar që PD të reagojë ndaj gjykatës së pari duke paraqitur një kallëzim penal ndaj gjyqtarit që e ka marrë këtë vendim. Ai vendim me të gjitha shkeljet e bëra brenda, nuk është një vendim i formës së prerë dhe në fund do vendosë gjykata përfundimisht në aspektin juridik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT