Këngëtarja shqiptare Alma Bektashi ka konfirmuar divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Sokol Stafa, duke zbuluar se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e tij. Në një intervistë të fundit, këngëtarja e njohur është pyetur në lidhje me divorcin dhe ka shprehur dëshirën e saj për të mos folur më për dikë që tashmë nuk është pjesë e jetës së saj. Marrëdhënia e tyre prej 25 vitesh ka përfunduar pasi bashkëshorti kishte krijuar një lidhje dashurie me një person më të re.
Edhe pse ka tentuar të mbajë jetën private larg syrit të publikut, Alma Bektashi ka ndarë me fansat e saj sfidat dhe momentet e saj në këtë periudhë të ndarjes, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre nuk është në gjendje të mirë, megjithëse kanë dy fëmijë së bashku.
Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi.
Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë, gjashtë apo shtatë femra vetem për te dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë te rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë, vajzat e hanë lëngun e djalit maza. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”