5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Altin Dumani mohon akuzat e Berishës: “Prokurorët e SPAK janë të pavarur, nuk ka intimidim ndaj Prençit”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka rrëzuar plotësisht akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendonte se Dumani kishte intimiduar prokurorin Dritan Prençin, për të mos vijuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në një intervistë në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin në RTSH 1, Dumani theksoi se prokurorët e posaçëm janë “Zot” të çështjeve të tyre, duke shtuar se puna e tyre nuk mund të diktohet, devijohet apo manipulohet. Ai siguroi se prokurori Prençi nuk ka shprehur asnjë shqetësim lidhur me çështjen e Ballukut.

“Prokurorët e posaçëm janë të pavarur, janë zot të çështjes. Si drejtues i SPAK, kam ofruar gjithmonë mbështetjen dhe solidaritetin tim për prokurorin e çështjes, sa herë ka qenë e nevojshme. Në rastin konkret asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Prokurori Prençi ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjerat,” – deklaroi Dumani.

Ai shtoi se njoftimi publik i SPAK më 31 tetor, lidhur me paraqitjen e Ballukut në prokurori, ishte konform çdo ligji dhe procedurash, duke respektuar të drejtat e subjektit të akuzuar dhe integritetin e hetimit.

“Sa i takon informimit të publikut lidhur me çështjet në hetim, ne jemi gjithmonë të kujdesshëm. Njoftimi u bë ditën që subjekti u paraqit në prokurori dhe ishte korrekt nga ana procedurale dhe i mjaftueshëm për publikun,” – shtoi kreu i SPAK.

Deklaratat e Dumanit vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes ekzekutivit dhe SPAK-ut janë në qendër të vëmendjes publike, pas hetimeve që prekin strukturat e larta të administratës dhe politikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...