10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ambasada e SHBA-së dhe Bashkimi Evropian dënojnë sulmet e Ilir Metës kundër SPAK-ut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Britanisë së Madhe dhe BE në Tiranë kanë dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së nënvizon mbështetjen e tyre të fortë për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e vendit. Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për SPAK dhe përpjekjet e tyre për të përmirësuar llogaridhënien dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë. Sulmi i Metës u dënua edhe nga BE në Tiranë, duke theksuar se intimidimet ndaj anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në një demokraci.

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.’- shkruan në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA.

Në këtë kontekst, kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin, akuzat e Metës i hodhi poshtë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë takim të mëparshëm me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Megjithatë, Meta vazhdoi sulmet ndaj Dumanit, duke hedhur akuza të reja lidhur me lidhjet e tij familjare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...