10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri: Apel të rinjve dhe familjarëve, mos rrezikoni jetën

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith nga Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të shkojnë ilegalisht në Britani, por të shohin mundësit që i jep Shqipëria ose të udhëtojnë në rrugë të ligjshme.

King-Smith ndodhet aty sepse po festohet 100 vjetori i mardhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Siç e keni dëgjuar në media kohët e fundit po përballemi me një sfidë të përbashkët, me një numër të shtuar shqiptarësh që po shkojnë në Britani në mënyrë të jashligjshme. Të dyja qeveritë tona po punojnë për t’i treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë me mundësitë e lidhura në Shqipëri ose drejt udhëtimit në Britani në mënyrë të ligjshme.

Ne po investojmë bashkarisht në zonën e Kukësit dhe në pjesën veriore për të rritur mundësitë që njerëzit të punojnë dhe studiojnë këtu.

Unë përsëris apelin tim duke ju drejtuar të rinjve dhe familjarëve të tyre, të mos udhëtojnë në mënyrë të paligjshme. Ata rrezikojnë jetën dhe rrezikojnë të shfrytëzohen nga trafikantë kriminelë dhe po vënë në rrezik çdo mundësi për të udhëtuar në mënyrë të ligjshme jo vetëm në MB por edhe në shumë shtete të tjera.
Ne po punojmë që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij”-ka thënë ambasadori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...