13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Ambasadorja e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës/ “Ne kemi 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”

Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Ambasadorja Yuri Kim ka ritheksuar prioritetet e SHBA në Shqipëri, duke konsideruar përparime tek të tria dhe tha se është e kënaqur që ndodhet ë Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane.

“Sic e dini kur unë mbërrita në Shqiperi e bëra shumë të qartë se ne kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje vetem mbrëmë kemi festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-Shqierise.

Sic jeni në dijeni kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mirëpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Jeni në dijeni në frontin e demokracisë kemi bërë përparim sic është mbështetja për reformën në drejtësi, sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht cdo pengese.

Jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë.

Është një kënaqësi e madhe të jem në Kukës dhe të shohim fazat e hershme të këtij projekti e presim të shohim çfarë do ndodhë më tej”

Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë.

“HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”, deklaron Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...