13.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Ambasadorja Elsa Hastad: “Kryeministri Rama më garantoj se do mbështesi Suedinë në procesin e saj në NATO”

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad në konference shtypi ka reaguar për aplikimin e shtetit të saj në NATO. Sipas saj, vendimi u mbështet nga shumica e parlamentit suedez.

Në fjalën e saj ajo theksoi se vendimi i Stockholmit për tu anëtarësuar në aleancën euroatlantike vjen si rrjedhojë e sfidave të sigurisë të krijuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Hastad tha se Suedia është e përgatitur për gjithçka, nëse përballet me sulme nga Rusia si kundërpërgjigje për hyrjen në NATO. Po ashtu ajo theksoi se ka marrë garancinë për mbështetje të Suedisë nga kryeministrit Rama.

Ajo falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit të saj në këtë proces.

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka. Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde.”, tha Hastad.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...