8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ambasadorja Yuri Kim publikon foton e Kryeministrit Rama me Sekretarin e Shtetit/ “Partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit dhe konferencës së përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë nënshkruar dje marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua gjatë takimit të tyre në Bruksel, një ditë përpara mbajtjes së Samitit të NATO-s, ku do marrë pjesë edhe Presidenti Amerikan Joe Biden. Për Sekretarin Amerikan, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për teknologjinë 5G është një shembull i fortë për shtetet e tjera për sigurimin e rrjeteve teknologjike, si dhe një mesazh për vendet e tjera. Teksa e vlerësoi si të përmbushur me sukses stërvitjen e përbashkët “Defender 21”, Blinken u shpreh mirënjohës që ka një partner dhe aleat si Shqipëria.

Rama u bën ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse. Për kreun e qeverisë Shqiptare miqësia me SHBA-në është përherë krenari dhe do të jetë gjithmonë e tillë.

Teksa thotë se Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë, diplomatja amerikane thekson se partneriteti mes dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre, Sekretari i  Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara.  Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

opennews.al

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...