15.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit: “Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar”

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për korrupsionin.

Në mesazhin e rishpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim sekretari amerikan i shtetit thekson se korrupsioni mund të ndalohet duke punuar e vepruar së bashku.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar.

Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021.

Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”, thekson sekretari amerikan i shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT