10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Amendamenti i Braçes për mëshqerrat e mbarsura, kolegët e grupit socialist e rrëzojnë

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka propozuar një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:
Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje:
40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj si dhe deputetët e opozitës ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar. Por nuk ka qenë në një mendim grupi i PS, që nuk ka pyetur nëse kërkesa vinte nga deputeti i maxhorancës, duke e votuar në shumicë kundër.

 

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...

Ndërron jetë Robert S. Mueller III, ish-drejtori legjendar i FBI-së

0
Robert S. Mueller III, ish-drejtori i FBI dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën...

Vëllai vret vëllanë në Klinë pas sherrit, viktima ndërron jetë në spital

0
Klinë – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Klinë të Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar...

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...