Pas miratimit të amnistisë penale nga Kuvendi, Ministria e Drejtësisë fillon punën për hartimin e listës së përfituesve. Ndërkohë, ndryshimet e propozuara nga opozita përjashtojnë zyrtarët e lartë të korruptuar nga përfituesit e amnistisë, duke sjellë debate politike.
Ndërsa Indrit Sefa shpjegon përfituesit e amnistisë dhe ndryshimet nga amendimet e opozitës, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, akuzon Edi Ramën për pazar me Sali Berishën dhe kritikon zyrtarët e Kuvendit.
Ministria e Drejtësisë, në anën tjetër, thotë se subjektet e Gjykatës së Posaçme nuk përfitojnë nga amnistia, duke sjellë të dhëna për mbi 700 përfitues dhe 1200 të ulur dënimi, por nuk ofron detaje për kriteret e aplikimit të amnistisë.
Amnistohen veprat e parashikuara në pikën A të nenit 75/A të kodit të procedurës penale, që janë veprat e korrupsionit. Personave të dënuara për këto vepra, u janë ulur vitet e dënimit më përkatësisht 1.5 vite për meshkujt edhe 2 vite për femrat dhe nuk përfitojnë protestuesit të cilët janë proceduar me nenin 236, paragrafi i dytë i nenit, që janë të gjithë protestuesit që janë proceduar edhe dënuar për këtë dispozitë. Të njëjtin përfitim kanë edhe zyrtarët e lartë nga kjo amnisti. Çdo sekretar i përgjithshëm për shembull, I dënuar me vendim të formës së prerë përfiton 1.5 vite ulje dënimi nëse është mashkull edhe 2 vite nëse është femër, drejtorët e përgjithshëm dhe çdo funksionar tjetër po ashtu kanë të njëjtin përfitim”, deklaroi Sefa.
Po kush përfiton sipas Ministrisë së Drejtësisë?
1.Kategoria e parë janë të gjithë burrat që janë dënuar në burgim me 4 vite, dalin menjëherë, ndërsa gratë deri në 5 vjet amnistohen.
2.Kategoria e dytë ka të bëjë me masën e mbetur të dënimit të gjithë burrat që u ka mbetur 4 vite burg për të vuajtur amnistohen, si dhe të gjithë gratë që u kanë mbetur 5 vjet burg.
3.Kategoria e tretë ka të bëjë me moshën maksimale të të dënuarit në momentin kur ky ligj hyn në fuqi. Konkretisht të gjithë burrat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit janë baraz ose mbi 60 vjeç amnistohen Dhe të gjitha gratë baraz ose mbi 50 vjeç amnistohen.
4.Kategoria e katërt: Personat e dënuar me burgim që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç amnistohen.
5.Kategoria e pestë, e cila u propozua nga opozita dhe u miratua në parlament janë protestuesit. Janë të gjithë subjektet që kanë marrë pjesë në grumbullime apo manifestime deri më 31 mars 2024 dhe kanë kryer disa vepra të specifikuara si shkatërrim i pronës,shkatërrim i pronës me zjarr dhe kundërshtim i policisë do të jenë subjekte të amnistisë. Sa i takon protestuesve pjesa më e madhe janë në ndjekje penale dhe për ta do u pushohet hetimi e gjykimi. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë pranon se numri i grave është relaitivisht i vogël, por theksoi se “është në proporcion me gratë e dënuara”.
Sa gra përfitojnë?
Konkretisht në IEPV tona po vuajnë dënimin gjithsej 32 gra. Për shkak të amnistisë përfitojnë 21 në total nga të cilat 9 do të lirohen menjëherë të tjerat do të përfitojnë ulje dënimi.
Sa të mitur përfitojnë?
Edhe të miturit në total janë 10 të mitur që vuajnë dënimin. Përfitojnë nga amnistia 3 nga këto 2 lirohen menjëherë. 95% e të dënuarve në IEVP-të tona janë meshkuj përfundoi Ismail Shehu.
Sa protestues do lirohen?
Sipas të dhënave nga prokuroritë e gjykatat janë 232 protestues të cilët janë në procedim penal dhe nuk është marrë vendim i formës së prerë. Këto automatikisht do të amnistohen e nuk do të vijojë më hetimi e gjykimi i tyre. Ndërsa po nxjerrim të dhënat sa protestues janë dënuar.