15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Anëtarët e PD-së “aksion opozitar” për reformën e re territoriale: Konsultim në të gjitha qarqet

Anëtarët e PD në Komisionin e Reformës Territoriale takim në Fier. Pjesë e këtij takimi ishte bashkëkryetarja e këtij komisioni Dhurata Çupi, anëtarët Pampuri e Korreshi si dhe kreu i grupit parlamentar të pd Enkelejd Alibeaj, deputet i qarkut Fier,deputetja Eralda Bano, ekspertë e qytetarë.

Gjatë fjalës së saj Znj. Çupi u ndal tek reforma territoriale, ajo ekzistuese e miratuar në vitin 2014 dhe paketa që pritet të propozohet në shtator.

“Përfaqsuesit e grupit parlamentuar të PD-së kemi marrë një iniciativë për të bashkëbisedur me qytetarët në të gjitha qarqet, me përfaqësues të qeverisjes vendore, me target grupet e ndryshme që kanë interes për reformën territoriale.

E kemi ndarë në disa faza, konsultimi me qytetarët, më pas dëgjesë në komisionin parlamentar, më pas ekspertët tanë do mbajnë shënim gjithë cfarë do të diskutohet, do ta finalizojmë në shtator, afati fundit me 30 shtator për reformën e re territorial. Është reformë e paplotësuar, në kufijtë e dështimit, u miratua pa konsensusin e opozitës dhe pa konsultim publik”-tha Çupi.

Për Enkelejd Alibeajn, kjo është një ndër cështjet bazë të aksionit opozitar.

Anëtarët e këtij komisioni Korreshi e Pampuri si dhe deputetja Bano u ndalën tek problematikat që shoqërojnë sot qytetarët.

Eksperti Roland Bejko ka theksuar se ky është momenti për të korigjuar një ndër reformat më të rëndësishme e të qenësishme pasi ka të bëjë me demokracinë.

Me pas takimi vijoi me diskutime nga të pranishmit e propozime konkrete se si e shohin ndarjen aktuale administrative e ndërhyrjet që mund të bëhen në hartën territoriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...