23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Angela Merkel po numëron ditët e fundit në krye të shtetit gjerman/ Gjermanët i japin “lamtumirën” me ëmbëlsirën e veçantë

Angela Merkel po numëron ditët e fundit në krye të shtetit gjerman. Ajo ka paralajmëruar largimin pas 16 vitesh në detyrën e kancelares.

Ky vendim, është pritur me hidhërim nga banorët, pasi në këto vite e kanë vlerësuar së tepërmi rolin dhe punën e bërë nga Merkel.

Një kompani ëmbëlsirash ka krijuar disa biskota që kanë të stampuar fytyrën e kancelares.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenëaelder Marzipan” në Bavari.

“I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” shtoi Zuber duke qeshur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT