10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Anglia dhe Republika Çeke, përballë njëra-tjetrës për kreun e Grupit D/ Southgate: “Do të jetë një ndeshje e vështirë”

Me një biletë të rezervuar për në fazën e 1/8, Anglia dhe Republika Çeke do të diskutojnë ndërmjet tyre kreun e Grupit D. Me stafin e një ekipi favorit, të paktën në letër, “tre luanët” kërkojnë ta vërtetojnë edhe në fushën e lojës.

Një fitore dhe një barazim në dy ndeshje nuk mund të jenë kurrsesi mjaftueshëm për britanikët, ndaj Republikës Çeke futen një fushë për të fituar dhe për tu çliruar nga presioni i madh që i rrethon. Kjo është një sfidë edhe ndërmjet Harry Kane dhe Patrik Schick, i pari i projektuar si “bomberi” i këtij turneu, por që deri më tani ende nuk e ka shijuar golin e parë, dhe i dytë që me tre gola, qëndron në majën e kësaj liste.

Për të trazuar disi këtë prag ndeshje është fakti që Glimour, futbollisti i Skocisë, rezultoi pozitiv me COVID-19, duke bërë që Mount dhe Chiwell të futen në izolim pas kontaktit të ngushtë me të.

Nën presion pas një fillimi jo brilant është edhe trajneri Gareth Southgate, ndaj Republikës Çeke kërkon pikët e plotë për të mbyllur llogaritë me fazën e grupeve, por në sytë e tij, kjo është një sfidë e vështirë:

“Çekia është një skuadër shumë e mirë, janë të zotë me topin në këmbë, mendojë se ata janë nënvlerësuar. Ne si skuadër kemi ende shumë gjëra ku mund të diskutojmë, si për shembull skemat sulmuese kolektive. Jemi të vetëdijshëm se kemi një skuadër me lojtarë shumë të rrezikshëm por për të mundur Çekët kaq mund të mos mjaftojë, do të jetë një ndeshje e vështirë në aspektin taktik dhe në duelet një kundër një.

A do të jetë Kane titullarë? Është e mundur. Ai është shumë thelbësorë për ne, jo vetëm për golat që shënon por edhe për atë që bën në fushën e lojës. E di që ka pasur disa dyshime mbi të në këto momente por kjo është situatë që na ka ndodhur shumë herë të tjera”, u shpreh Sothgate në konferencë për shtyp.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...