10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Anija ushtarake ‘Libra’ niset drejt Shqipërisë me emigrantë në bord

Pas dy ditësh operacione, anija ushtarake italiane Libra është nisur sot drejt Shqipërisë me vetëm tetë persona në bord, dhe pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit mëngjesin e 8 nëntorit, rreth orës 8:00. Sipas La Repubblica, fillimisht ishin selektuar nëntë persona, por një emigrant nga Bangladeshi u konsiderua shumë i moshuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore për të përballuar udhëtimin.

Në përpjekje për të arritur objektivin e fillestar prej 60-70 emigrantësh për këtë operacion, u kryen “para-skanime” të qindra personave në anijet patrulluese dhe në Libra. Megjithatë, për shkak të kritereve të vendosura nga Ministria e Brendshme italiane, vetëm një numër i kufizuar mund të dërgohet në Shqipëri. Kapaciteti i anijes Libra është deri në dyqind persona, por për momentin vetëm tetë prej tyre janë nisur drejt Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër e emigrantëve do të kalojnë përmes procedurave të zakonshme të azilit në Itali.

Në mesin e 1,200 personave që arritën në Lampedusa brenda dy ditësh, tetë janë të ardhur nga vende të sigurta, ndaj dhe janë përzgjedhur për këtë transferim të veçantë. Ata pritet të udhëtojnë për të paktën 48 orë për të arritur në Shqipëri në një anije 80 metra të gjatë, ku ndodhen gjithashtu të paktën 70 anëtarë të ekuipazhit.

Kampi në Gjadër aktualisht është pa emigrantë, si pasojë e përplasjeve ligjore midis qeverisë italiane dhe gjykatave. Më 16 tetor, grupi i parë i emigrantëve që mbërriti në Shqipëri qëndroi vetëm tre ditë, pasi Gjykata e Romës urdhëroi kthimin e tyre në Itali, duke argumentuar se nuk vinin nga vende të sigurta. Për të shmangur ngërçin ligjor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nxori një dekret më 21 tetor, duke përditësuar listën e vendeve të sigurta dhe duke synuar lehtësimin e procesit të transferimit të emigrantëve në Shqipëri.

Ndërkohë, kampi në Gjadër është në pritje të mbërritjes së grupit të ri, duke përfshirë personelin përkthyes, pastrues, personel mjekësor, oficerë policie, si dhe karabinierë dhe policë financiarë, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të mirëpritur emigrantët azilkërkues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...