Gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ka ndarë detaje nga jeta e saj personale me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e përshkruar atë si një partner të përkushtuar dhe të kujdesshëm.
Ajo tregoi se Ramushi di të tregojë përkujdesje dhe dashuri edhe në momentet më të thjeshta të jetës së përditshme. “Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj,” tha ajo.
Gjithashtu, Anita reagoi ndaj disa titujve që qarkullojnë në media e rrjete sociale lidhur me pretendime për dhunë në familje, duke i hedhur poshtë si të pabaza. Ajo theksoi se një burrë i përmbushur me veten dhe jetën e tij nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje: “Forca tregohet atje ku duhet,” përfundoi ajo.






