9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Apeli i fortë i BE për Rusinë: “Nuk ka asnjë dyshim, nëse ndërmerren veprime ndaj Ukrainës…

Udhëheqësit evropianë përfunduan të premten takimin ku u zotuan të nxisin Rusinë të rikthehet tek bisedimet e paqes me Ukrainën. Ata gjithashtu rikonfirmuan se do të vendosin sanksione të paprecedenta ndaj Moskës, nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.

Thirrja e Bashkimit Evropian për rikthim në tryezën e negociatave vjen ndërsa Rusia tha se i ka paraqitur dokumenta Shteteve të Bashkuara ku parashtrohen parametrat e sigurisë që ajo ka dëshirën të negociojë me Uashingtonin dhe vendet anëtare të NATO-s.

NATO ka sugjeruar se mund të jetë e gatshme t’i shqyrtojë propozimet.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se Rusia ka dislokuar rreth 70 mijë forca dhe se po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit tjetër.

Moska mohon të ketë ndonjë plan për të sulmuar, siç veproi në vitin 2014 kur aneksoi Gadishullin e Krimesë, por thotë se kërkon garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet ndonjëherë në NATO.

Në një deklaratë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së nënvizuan “nevojën urgjente që Rusia të ulë tensionet e shkaktuara nga rritja e pranisë ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën dhe nga retorika agresive”

“…Nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Nëse Rusia do të ndërmarrë ndonjë lëvizje ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të vendosë sanksione që do të mbartin kosto masive. Jemi përgatitur për këtë”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

I njëjti mesazh u dërgua rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Grupi i Shtatëshes. Megjithatë BE-ja është e ndarë nëse duhen vendosur sanksione ndaj Moskës.

Franca dhe Gjermania kërkojnë vetëpërmbajtje, të shqetësuara se kjo do të sillte një sulm ushtarak dhe me shpresën se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike. Udhëheqësit e të dyja vendeve nënvizuan të enjten rëndësinë e rikthimit tek bisedimet e Normandisë, të cilat nuk arritën progres këtë vit.

Presidenti i Lituanisë, vend i cili ka kufi të përbashkët me Rusinë, tha se BE-ja nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun nga rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse. Ai paralajmëroi se veprimet e Moskës po krijojnë një nga situatat më të rënda të sigurisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...

“Post-operacioni me sukses”/ Kleviol Ahmeti kalon ndërhyrjen, drejt rikuperimit

0
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shqetësimet për gjendjen e tij...

“Këtu nuk është lojë, janë ndjenja”/ Krizë mes Brikenës dhe Mateos pas puthjes në...

0
Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se ka hyrë në një fazë të vështirë, vetëm pak ditë pas puthjes së tyre në spektaklin e...