15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Apeli i Posaçëm ka miratuar masat e arrestit për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”

Të pakten deri në perfundim të hetimeve do vijojnë të qëndrojnë në burg , biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish efektivi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali dhe Edmond Preka, shoferi i biznesmenit Gjoka. Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.

SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.

Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze, belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin Enchro chat dhe Sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi.

Bëhët fjalë për shtetasin Kleanthi Musabelli, një ish punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eleminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...