4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aplikimi i gjobave për këmbësorët në shkelje të rregullave rrugore

Policia Rrugore ka filluar të aplikojë gjoba edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke përfshirë këtu edhe shkeljen e vend-kalimit të vijave të bardha, që mund të çojë në aksidente. Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka, sqaron se çfarë ndodh kur një këmbësor kapet në shkelje.

Sipas tij, kur një agjent i Policisë Rrugore konstaton një këmbësor në parregullsi, merret masa administrative prej 1,000 lekësh. Në këtë moment, këmbësori i kërkohet të likuidojë masën dhe të vazhdojë rrugën e tij. Në lidhje me bllokimin e kartës së identitetit, Baka thotë se kjo bëhet në marrëveshje mes dy palëve.

“Kur një agjent konstaton një këmbësor në parregullsi, e ndal dhe i vihet në dukje shkelja, merret masa administrative prej 1000 lekësh. Qytetarit i kërkohet të likuidoje masën dhe të vazhdoje rrugën e lirë. Për mbajtjen e kartës, është marrëveshje mes dy palëve që deri kur të likuidojë gjobën të lërë kartën ose mund të shkojë në afërsi të postave të bëjë pagesën, të paraqesë mandatin dhe mund të vazhdojë,” shpjegon Baka.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve për rritjen e sigurisë rrugore dhe për të sanksionuar shkelësit e rregullave të qarkullimit, përfshirë këtu edhe këmbësorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...