19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Arabia Saudite me një kontratë për të nënshkruar me ish-trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti

Ish-trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka marrë ofertë të majme për të marrë drejtimin e një klubi nga Saudi Pro League që besohet të jetë Al-Hilal.

Partenopei fituan titullin e Serie A pas 33 vitesh nën drejtimin e tij që ishte edhe Scudetto e parë në karrierën e strategut italian, i cili më pas u largua nga kampioni i Serie A.

Edhe pse ka thënë se dëshiron të bëjë një vit pushim, Tuttomercatoweb raporton se ai mund ta ndryshojë planin.

Kjo për faktin se ka marrë ofertë në vlerë prej 20 milionë eurosh në sezon që të drejtojë një klub saudit.

Emri i klubit nuk është bërë publik, por besohet se është fjala për Al-Hilal që u refuzua dy herë nga Massimiliano Allegri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT