14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arbana Osmani afër rikthimit në ekran me një projekt të ri televiziv

Arbana Osmani vazhdon të jetë një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, ndërsa rikthimi i saj në ekranin e madh pritet së shpejti. Burime pranë saj bëjnë me dije se Arbana po finalizon një projekt televiziv, një reality show që do të fokusohet te talentet e reja në fusha të ndryshme të artit. Ky format do të jetë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në televizionet shqiptare, dhe Arbana pritet të jetë në rolin kryesor të moderatores.

Moderatorja ka paralajmëruar vetë se në shtator do të nisë sezoni i dytë i programit të saj të suksesshëm “Mirëmbrëma yje”. Përveç kësaj, ajo po punon edhe në një projekt krejt të ri, për të cilin ende nuk ka zbuluar detaje, por që do të transmetohet në kanalin e saj në YouTube.

Pak muaj më parë, Arbana u shfaq në skenën e “X Factor Albania” ku njoftoi ndryshimin e shtëpisë mediatike dhe rrugëtimin e ri në karrierë, duke konfirmuar largimin nga televizioni ku punoi për vite me radhë. Për detaje të mëtejshme mbi projektet e saj do të duhet të presim fillimin e sezonit të ri televiziv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...