5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arben Ahmetaj akuzon Ramën për ndikimin në drejtësi :”E kanë bërë Becchettin të fitojë 130 milionë euro!”

 

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një lidhjeje direkte në një emision televiziv, duke pretenduar se mesazhet e tij kanë ndikuar në vendimin për t’i dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.

Ahmetaj deklaroi se SPAK ka shmangur hetimet për këtë çështje, ndërkohë që kishte kërkuar dhe marrë informacion të detajuar për të në Zvicër. “Janë SMS-të e Edi Ramës ato që e kanë bërë Becchettin të fitojë 130 milionë euro!”, u shpreh ai, duke sugjeruar se vendimi ishte i ndikuar politikisht.

Në intervistë, Ahmetaj akuzoi qeverinë dhe drejtësinë për manipulime dhe përndjekje selektive, duke theksuar se beson te ndërhyrja e SHBA-ve për të garantuar një sistem të drejtë. Ai ngriti dyshime mbi mënyrën sesi prokurorët informojnë Ramën për zhvillime sensitive dhe sulmoi SPAK-un për, sipas tij, veprime të motivuara politikisht.

Ahmetaj gjithashtu iu referua rastit të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke pretenduar se Rama kishte ndikuar në kohën e arrestimit të tij për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

SPAK-un e komandon Edi Rama. Si t’i dojë qejfi, do të fusë në burg kë të dojë nga PS dhe do ta mbajë të paprekur atë që i intereson. Pse nuk u hetua më herët Veliaj? Sepse u përdor si pjesë e një skeme elektorale,” deklaroi ai.

Ndërsa analisti Baton Haxhiu kërkoi më shumë fakte në vend të monologëve dhe deklaratave të përgjithshme, Ahmetaj e akuzoi atë për lidhje të afërta me Ramën dhe për mbështetje të qeverisë në mënyrë të njëanshme.

“Natën e mirë Baton, shko te kreu i organizatës. Unë jam i gatshëm se ndjek hallin tim dhe Shqipërinë, siç ndjek edhe ngarkesën që kam me një padrejtësi dhe përndjekje familjare. Unë nuk i sulmoj organet e drejtësisë. SPAKU është i kontrolluar dhe drejtësia në tërësi është e kontrolluar. Janë vetëm 2 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese që kontrollohen, e dimë kush futet e kush del, e kujt i takon, nga koordinatorët e krimit dhe deri te ministra. SPAKU s’ka punë me zgjedhjet, ka punë me drejtësinë, po të ishte për balancë sociale duhet të kishte dalë Meta sot. Çfarë rreziku ka? E ka kthyer Shqipërinë 35 vjet mbrapa, sa do të korrigjohet nuk e di, unë bëj dëshmitar për përndjekimin,”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...