10.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë:”Proçesi i rindërtimit do t mbyllet në vheshtë , shifrat janë,,,”

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë shifra sa i takon ecurisë së procesit të rindërtimit.

Ahmetaj tha se në kuadër të rindërtimit janë ndërtuar 167 shkolla të reja në të gjithë vendin, ndërkohë që janë 137 kompani që kanë marrë pjesë në proces, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ministri i Rinndërtimit tha se procesi do të jetë përmbyllur në vjeshtë në të gjitha njësitë, me përjashtim të Kombinatit dhe zonës së 5 Majit.

Arben Ahmetaj: Janë marrë një sërë vendimesh që miratojnë ndërtimin e pallateve dhe shtëpive individuale për disa bashki, dhe përfundimin e objekteve arsimore, që po iu dorëzohen njësive të qeverisjes vendore.

Po ndërtojmë 167 shkolla, vetëm në Tiranë 37 të tilla, gjithashtu numri prej 167 shkollash është një numër rekord, shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet, shkon deri në 1.2 miliardë dollarë, e përputhur me vlerësimin e njësive ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët, për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit, dua të theksoj dy elementë specifikë, programi më social qe ka prekur gjysmë milioni qytetarë, dhe ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta. Vetëm te FSHZ janë 137 kompani që marrin pjesë.

Në Bashkinë e Tiranës, që janë njësi ndërtimi më vete, janë më shumë se 190 kompani më shumë, është projekti i investimeve publike më uniku. Nuk besoj se do të ketë një program tjetër të investimeve publike që do të ketë një pjesëmarrje më të gjerë. Dy zonat që do të vazhdojnë përtej vjeshtës janë Kombinati dhe 5 Maji, edhe për shkak të problemeve gjyqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...