6.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Arben Ahmetaj për rritjen e çmimit të energjisë elektrike:”Shumicës dërrmuese nuk i ndryshon çmimi”

I pyetur se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe familjet me pak të ardhura, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se nëse harxhimi është nën 700 kilovatë atehërë nuk do paguajnë as një cent më tepër.

Ahmetaj theksoi në deklaratë për mediat se familjet që bëjnë një harxhim të kapacitetit të lartë do të thotë se kanë më shumë të ardhura dhe se qeveria do t’i trajtojë ndryshe.

Ahmetaj: Pyetja juaj më jep mundësi të shpjegoj se sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Por në raport me mundësitë, ka familje që kalojnë mbi 700 kilovatë, ato familje që harxhojnë në këtë masë, në raport me një familje që nuk I ka ato mundësi dhe harxhon më pak, normalisht do trajtohet ndryshe.

Shumicës dërrmuese nuk i ndryshon çmimi. Nuk është se po harxhon lavatriçja apo televizori po flasim për një kapacitet shumë të lartë. Këto familje që mendohet të kenë më shumë të ardhura do trajtohen me progresivitet në atë aspekt.

Qytetarë të këtij vendi që kanë harxhim normal të energjisë nuk do u rritet asnjë cent, do vazhdojmë ti subvencionojmë, e njëjta gjë dhe për bizneset e tensionit të mesëm. Nëse do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguhej 34 jo vetëm 18 lekë për kilovat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...