5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arben Hajdarmataj: Atentati në Vlorë mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrjeje, një vrasje e organizuar mirë

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, ka komentuar atentatin e kryer në Vlorë, duke shprehur bindjen se vrasja mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrjeje. Ai ka theksuar se inkriminimi i babait të viktimës dhe një atentat i kryer më herët ndaj xhaxhait të tij mund të kenë lidhje me ngjarjen. Hajdarmataj vlerëson se atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe vrasja është kryer nga profesionistë me pagesë. Ai ka theksuar gjithashtu se grupet kriminale sot po stërvitin të rinj dhe adoleshentë për të kryer vrasje të kësaj natyre. Hajdarmataj ka sugjeruar se objektivi i grupit kriminal mund të jetë vetëm hakmarrja dhe se ky ngjarje mund të ketë lidhje brenda familjes.

“Unë jam i mendimit se nëse ka dalë pista e ngatërresës së objektivit, ky i fundit duhet të jetë brenda familjes. Inkriminimi i babait të tij dhe atentati i mëparshëm ndaj xhaxhait mund të kenë lidhje. Mosha e re e tij përjashton deri në një farë mase pistën e lidhjes me krimin, sa të jetë aq problematik dhe të jetë objektiv për aktivitetin e tij personal. Për shkak të hakmarrjes, mund të ketë qenë objektiv. Qëllimi i grupit kriminal mendoj se është vetëm hakmarrja.
Atentati është i mirëorganizuar dhe gjithçka është bërë e llogaritur. Viktima është ndjekur. Unë medoj se objektivi është brenda fmailjes. Sa i përket shumës, është te mënyra e realizimit. Makina dhe armët nuk janë aq të kushtueshme, por ka qenë siguria që ka kërkuar grupi. Është patjetër një vrasje me pagesë e kryer nga profsionistë.
Kjo nuk ka të bëjë me ish-përdorues të armëve të tilla. Sot grupet stërvisin adoleshentë për të realizuar krime të tilla. Nëse do të marrim ish-punonjës policie apo efektivë të tjerë, janë një numër i pakët jashtë shërbimi”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...