7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arbër Hajdari flet pë Big Brothr Vip /”Ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë”

Arbër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur lidhur me objektivat e tij si dhe rreth jetës së tij private.

Duke komentuar pjesëmarrjen e tij si opinionist i “Big Brother VIP”, ai është shprehur se kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç u shpreh edhe vetë, nga familjarët e konkurrentëve.

“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën”, tha Arbëri teksa ishte i ftuar në emision.

Ndër të tjera, Hajdari ka treguar se kush, sipas tij është fituesi i “Big Brother VIP”.

“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur”, tha Hajdari për modelen e cila sipas tij, mund të ishte një shembull shumë i dashur për publikun dhe e meriton fitoren.

Një nga diskutimet më të përfolura me protagonist opinionistin dhe sipërmarrësin është dhe i ashtuquajturi ‘gjyqi publik’ i bërë ndaj Donald Veshajt, pas lidhjes së tij me Beatrix. I pyetur nga moderatori mbi këtë diskutim, Arbri iu përgjigj:

“Nuk mendoj se është bërë gjyq publik deri më tani. Unë jam përpjekur mos të merrem me individin por me fenomenin. Doja të godisja fenomenin nëpërmjet gjësë që ndodhi aty. Nuk mu duk gjyq publik, ne po flisnim se si e zgjodhi ai atë, jo për atë si njeri në tërësi dhe vendimet që merr në atë shtëpi mbi 100 gjëra.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...