2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Arbër Hajdari reagon ashpër pas aktit të dhunës në BBVA: “Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi – kjo burracakëri do të mbetet njollë e pashlyeshme”

Opinionisti i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka reaguar me tone të forta pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi fizikisht banorin Gjesti (Besart Kelmendi). Ngjarja e paprecedentë ka shkaktuar një valë reagimesh në publik dhe rrjetet sociale, ndërsa Arbri nuk ngurroi të shprehej qartë për qëndrimin e tij.

Në fjalën e tij gjatë transmetimit live, ai u shpreh:

Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër. Ajo që ndodhi ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e Big Brother. Mua, Loredana, më vjen keq për ty, edhe pse ju kam ndarë në raportin që keni pasur. Përgëzoj Policinë e Shtetit për shoqërimin e menjëhershëm.

Ndërsa në një postim në Instagram, Hajdari theksoi:

“Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë, por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet.”

Reagimi i Hajdarit është cilësuar si një qëndrim i drejtë dhe i prerë ndaj dhunës, duke përforcuar mesazhin se në një shfaqje që ndiqet nga mijëra shqiptarë, nuk ka vend për akte agresioni. Spektatori dhe publiku në rrjet kërkojnë tani më shumë transparencë dhe reagim të qartë nga produksioni për të vendosur standarde të forta morale dhe ligjore brenda formatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...