8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arestohen 3 persona në Gramsh/Përdorte lokalin për të shitur drogë, çfarë u gjet pas kontrollit të policisë

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga pronari i një lokali, për përshtatje të lokalit për përdorim droge.Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, të cilëve gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën lëndë narkotike.Gjithashtu, procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, si dhe fara kanabisi.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një lokal në një lagje të qytetit të Gramshit ishte përshtatur për përdorim droge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit E. H.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç dhe E. H., 54 vjeç (pronari i lokalit).

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. F., në ambientet e lokalit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Shtetasit Xh. S., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Kontrolli ka vijuar edhe në një lokal tjetër, ku gjatë kontrollit fizik ndaj klientëve të lokalit, Policia arrestoi në flagranë shtetasin F. Z., 19 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, si dhe shtetasit R. B., M. B. dhe D. K, banues në Gramsh, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...