17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Argjinatura e Vainit çahet në Lezhë, përmbyten qindra hektarë tokë Gjin Gjoni kërkon ndërhyrje urgjente

Zona e bregut të Matës në Lezhë po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pas çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit, e cila ka sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe ka rrethuar dhjetëra banesa në Mylte, Barbulloje, Spiten dhe Tresh.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, inspektoi nga afër zonën e prekur, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe pa dëmet e konsiderueshme në bujqësi dhe blegtori. Sipas tij, dhjetëra familje që sigurojnë jetesën nga puna e tokës janë në gjendje të vështirë, ndërsa niveli i ujit vijon të rritet duke e rënduar më tej situatën.

Gjoni i bëri thirrje institucioneve që të ndërhyjnë pa vonesë, duke theksuar nevojën e një mbështetjeje të dyfishtë: emergjente për menaxhimin e dëmeve aktuale dhe afatgjatë për investime serioze në sistemin e kullimit. Ai u shpreh se kjo situatë ishte paralajmëruar prej kohësh, por ka munguar vëmendja e pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Është koha që këto problematika të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi, në mënyrë që banorët të mos përballen më me të njëjtat drama,” deklaroi deputeti Gjoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...