18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arjola Demiri flet për shtëpinë e premtuar në BBVIP: “Është aty, vetëm me u fut brenda”

Aktorja e njohur Arjola Demiri, një nga figurat më të dashura të “Big Brother VIP Albania”, ka sqaruar së fundmi publikisht statusin e shtëpisë që iu dhurua gjatë spektaklit dhe që prej asaj kohe është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.

E ftuar në një intervistë, Arjola ka shuar dyshimet, duke theksuar se prona ekziston fizikisht dhe është në fazat përfundimtare të përgatitjes për banim.

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda,” – tha ajo me qetësi dhe vendosmëri.

Ajo u shpreh gjithashtu se publiku shqiptar e njeh mirë këtë histori, e cila tashmë është kthyer në një lloj “legjende popullore”:

“Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

Arjola theksoi se ndërtesa ka qenë në fazën e themeleve kur iu dhurua, gjë që justifikon kohën e nevojshme për përfundimin e saj:

“Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

Sipas saj, shtëpia është parë nga të gjithë, nëpërmjet videove të publikuara, dhe aktualisht pritet mobilimi dhe sistemimi i brendshëm.

“Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” – shtoi aktorja.

Arjola konfirmoi se pavarësisht pritjes, ka qenë e vetëdijshme për procesin dhe është mirëpritëse për ndihmën që i është ofruar. Ndërkohë, fansat mbeten në pritje të momentit simbolik kur aktorja do të shpërngulet në shtëpinë që përfaqësoi shpërblimin emocional dhe material të rrugëtimit të saj në BBVIP.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...