5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Arma’ e re kundër koronavirusit! ‘VOA’: Ilaçi i ri që mendohet se do të jetë arritje e madhe

Krahas mjeteve të tjera intravenoze që administrohen në spital, ekziston tashmë një armë e re kundër COVID-19ës në formën e pilulës që do të mund të blihet në farmaci. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carolyn Pressuti njofton për këtë arritje dhe për ilaçet e tjera për të cilat nuk është dëgjuar shumë deri më tani.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 700 mijë në Shtetet e Bashkuara.

“Ky është një numër i tmerrshëm jetësh të humbura”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Por tashmë ekziston një shpresë e re: një ilaç që kompania prodhuese Merck thotë se parandalon shumëfishimin e koronavirusit. Është kaq premtuese saqë provat klinike u ndalën më herët, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.

Nëse merret në fillimet e sëmundjes, ilaçi përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital apo vdekjes.

“Mund të shkojnë në farmaci dhe ta marrin ilaçin ashtu siç veprohet me ilaçet e tjera. Kjo do të na mundësojë të kurojmë më shumë njerëz dhe me më shumë shpejtësi, dhe besojmë se do të ketë kosto shumë më të ulët”, thotë Dr. William Schaffner, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt.

Dr. Caleb Hernandez është mjek i urgjencës që gjithashtu merr pjesë në kërkimet për ilaçe ndaj COVID-it.

Ai thotë se janë përdorur edhe tre ilaçe të tjera të reja. Një prej tyre zvogëlon me tre herë nevojën për oksigjen. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte prodhuar nga kompanitë e mëdha farmaceutike, dhe kompanive të vogla u mungojnë fondet për të kaluar provat klinike që nevojiten për të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Sistemi ynë qeverisës nuk është krijuar për të harxhuar 500 mijë dollarë për këto studime. Ne presim nga kompanitë private që të sjellin rezultatet e studimeve në FDA. Prandaj nuk shihet inovacion në shkallën e dëshiruar”, thotë Dr. Hernandez.

Ekspertët shqetësohen se amerikanët do të përdorin më shumë ilaçin dhe do të shmangin vaksinën që e instrukton trupin të prodhojë antitrupat ndaj koronavirusit. Megjithatë, për vendet e largëta, ilaçi mund të jetë më i lehtë për t’u administruar. Çmimi i volitshëm dhe shpërndarja janë gjithashtu faktorë. Dr. Hernandez shpreson që ilaçi t’i japë fund pandemisë.

Ai i ka kushtuar një këngë një kolegu që la profesionin e mjekut për shkak të pandemisë.

“Kemi luftuar çdo ditë tashmë për dy vjet. Kemi parë njerëz që vdesin dhe është e vështirë kur njerëzit në komunitetin tënd nuk të besojnë. Mendojnë se jemi pjesë e ndonjë lloj konspiracioni, apo se i ekzagjerojmë gjërat. Por ndërkohë ne duhet të shkojmë në punë dhe të evidentojmë disa persona që kanë humbur jetën”, thotë ai.

Kompania farmaceutike Merck planifikon të kërkojë miratimin për përdorimin e ilaçit në kushte emergjence, proces që mund të dojë rreth dy muaj.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...