17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestim i tretë për “vjedhjen e shekullit” në Luvër: Tetë bizhuteri me vlerë 88 milionë euro mbeten të zhdukura

Autoritetet franceze kanë kryer një arrestim të tretë në lidhje me vjedhjen spektakolare në Muzeun e Luvrit, ngjarje që mediat franceze e kanë quajtur tashmë “vjedhja e shekullit”. Sipas BFMTV, arrestimi ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Paris, dhe i dyshuari i ri mendohet të ketë qenë i pranishëm gjatë grabitjes së ndodhur më 19 tetor.

Prokuroria e Parisit konfirmoi se dy të arrestuarit e parë, të cilët u ndaluan më herët këtë javë, janë vendosur në paraburgim, pasi Gjykata vlerësoi se ekzistonin prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në krim. Të tre akuzohen për “vjedhje nga një bandë e organizuar” dhe “formim të një grupi kriminal me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë”.

Sipas burimeve hetimore, grabitja zgjati më pak se tetë minuta, dhe autorët arritën të largoheshin përpara se të ndërhynte siguria e muzeut. Prokurorja Laure Beko deklaroi se dy prej të ndaluarve e kanë pranuar pjesërisht fajësinë, duke i konsideruar ata “autorët natyrorë të grabitjes”.

I dyshuari i parë, një shtetas algjerian 34-vjeçar, u arrestua më 25 tetor në aeroportin Charles de Gaulle, pak para se të nisej drejt Algjerisë pa biletë kthimi. I dyti, 39 vjeç nga Aubervilliers, u ndalua gjysmë ore më vonë pranë banesës së tij. Autoritetet arritën t’i identifikonin falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në skuterët dhe objektet që përdorën gjatë arratisjes.

Hetimet kanë zbuluar se të dy kishin precedent penalë për vjedhje dhe krime të tjera, ndërsa njëri prej tyre ishte nën kontroll gjyqësor për një çështje që pritet të gjykohet në nëntor.

Sipas Prokurorisë së Parisit, nga muzeu u vodhën tetë bizhuteri të kurorës franceze, me një vlerë të përllogaritur prej 88 milionë eurosh.

“Këto xhevahire janë të pamundura për t’u shitur. Kushdo që i blen, do të akuzohet për pastrim parash nga aktivitet kriminal,” – tha prokurorja Beko.

Ndërkohë, policia franceze po heton nëse pas grabitjes fshihet një rrjet më i gjerë ndërkombëtar, megjithatë nuk ka ende prova për përfshirjen e ndonjë punonjësi të muzeut.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa xhevahiret e vjedhura mbeten ende të zhdukura, duke mbajtur të gjallë misterin e një prej grabitjeve më të bujshme në historinë moderne të Francës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...