12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Arrestohen 2 shtetas për kultivim të bimëve narkotike, ne hetim inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit

Në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, operacioni policor “Krasta” ka çuar në arrestimin e dy shtetasve, Artur Malja dhe Flavjo Dervishi, të akuzuar për kultivim të rreth 250 bimëve narkotike kanabis. Këta dyshohen se janë përfshirë në kultivimin e bimëve gjatë muajit qershor.

Operacioni ka përfshirë dy faza dhe është pjesë e planit operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar gjithashtu 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit për shpërdorim detyre, si dhe 2 shtetas të tjerë për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme. Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe veprimet ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan duke përdorur dhe metodat proaktive ndaluan shtetasit:

A. M., 36 vjeç, banues në Krujë dhe F. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimeve të thelluara nga strukturat hetimore të DVP-së dhe Komisaraitit të Poclisië Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan bazuar në provat e siguruara nga hetimi ka caktuar për këta 2 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, përgjatë dy fazave të tij, zhvilluar në muajin qershor, u gjetën në pronë publike, rreth 250 bimë narkotike kanabis, në kultivimin e të cilave dyshohet se janë bashkëpunëtorë shtetasit A. M. dhe F. D.

Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT