17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohen 2 të rinj në Lezhë , qarkullonin me bezin e mbushur me lëndë narkotike

Dy të rinj nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ata po lëviznin u është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Efektivët e policisë e ndaluan automjetin pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku më pas konstatuan dhe lëndën narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve me inicialet A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin M. P., është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...