4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Arrestohen 3 shtetas në Korçë, njëri prej tyre doganier në Kapshticë futën vaj dhe karburant kontrabandë

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të mallrave kontrabandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shtetas, mes tyre edhe një doganier i Kapshticës i cili në bashkëpunim kanë futur kontrabandë një sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.

Kapshticë/Korçë:
Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Cross Border”.
Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë.
Sekuestrohen sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një hetimi disajavor, finalizuan operacionin e koduar “Cross Border”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë;
– F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë;
– K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...

Përplasje qëndrimesh mes Gretës dhe Kristit në BBVA: “Nuk i besoj miqësisë së saj”

0
Raporti mes Gretës dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ecën në të njëjtën linjë, duke nxjerrë në pah...