2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Arrestohen 8 persona nga policia e Tiranës/ Akuzohen për lëndë narkotike, dhunë dhe vjedhje

8 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 26 vjeç dhe I. R., 22 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, nga kontrolli i ushtruar të zonës përreth ku u konstatuan këta dy shtetas shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi, e cila ishte e ndarë me doza, gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuses.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. P., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë transformatorin e energjisë elektrike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (për arsye hetimi nuk behën të ditura gjeneralitet e tyre) janë autor të 5 vjedhjesh banesash dhe dyqanesh në Qytetin e Kavajës ;

V. T., 46 vjeç, pasi në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje ;

Q. B., 67 vjeç dhe D. B., 28 vjeç (babë dhe bir), pasi në fshatin Harizaj, Kavajë, kanë goditur me sende të forta I. B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...