3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arrestohen dy Ish-Gjyqtarë në Elbasan për lidhje me krimin

Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni të papritur në qytetin e Elbasanit. Njëri prej tyre është ish-magjistratja Pajtime Fetahu, e cila më parë ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për dyshime mbi lidhjet e saj me grupe kriminale në zonë.

Arrestimi i dytë ka prekur Zihni Shahun, ish-kryetarin e Gjykatës së Elbasanit. Shahu dha dorëheqjen rreth shtatë muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij ishte hapur një hetim administrativ. Në atë kohë, ai kishte kërkuar përjashtimin nga e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë prej 15 vitesh.

Sipas një njoftimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), Shahu kishte deklaruar më 20 korrik 2020 se po hiqte dorë nga detyra e magjistratit dhe do t’i paraqiste Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dorëheqjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT