14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohen dy persona për shfrytëzimin e vendparkimeve publike në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se iu merrnin para qytetarëve për të parkuar makinat në hapësira publike të përcaktuara nga Bashkia si vendparkime pa pagesë.

“Shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, janë vënë në pranga pasi iu merrnin para qytetarëve për të parkuar automjetet në një hapësirë të përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si vendparkim pa pagesë,” njofton policia.

Në njoftim thuhet: “Durrës/Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike të përcaktuar nga bashkia si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.”

Materialet procedurale për këtë rast janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...