7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohen Elvis dhe Gjon Shkambi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit

Dy persona janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në pranga kanë rënë autori i dyshuar i vrasjes, Elvis Shkambi, si dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, të cilët janë dërguar në Drejtoria e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Sipas hetimeve paraprake, krimi ndodhi menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, ku gjyqtari Kalaja kishte dhënë vendim kundër Shkambëve.

Në momentin e shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë ndaj gjyqtarit, duke e plagosur për vdekje, ndërsa janë lënduar edhe dy persona të tjerë, babë e bir – Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes dhe mënyrës se si arma u fut në ambientet e gjykatës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në sistemin e drejtësisë, ndërsa prokuroria ka nisur procedimin penal për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...