12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Londër përndiqte të miturën 11- vjeçare

Autoritetet angleze kanë arrestuar një 22 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për përndjekje të një të miture vetëm 11-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasin Erion Sinaj, i cili e kishte parë vogëlushen në një park në Londër dhe pretendonte se kishte ndjenja për të dhe se donte të krijonte një lidhje me të miturën.

Nëna e vajzës rrëfen se Sinaj kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tyre, trokiste në derë dhe se qëndronte gjatë natës poshtë dritares së vogëlushes.

Ajo ka treguar se fillimisht kishte dyshuar se Sinaj po planifikonte grabitjen e shtëpisë.

Nëna e vajzës deklaroi se nga shqetësimi që i kishte krijuar i riu, kishte humbu qetësinë dhe se nuk mund të flinte natën nga frika e asaj që mund të ndodhte.

I pyetur nga policia, Sinaj deklaroi se kishte të drejtë të trokiste në derën e asaj shtëpie sepse e kishte vajzën në park dhe i kishte pëlqyer.

22-vjeçari i cili ishte i pastrehë, deklaroi se ai dhe vogëlushja i kishin shprehur dashurinë njëri-tjetrit dhe se askush nuk mund ta ndalonte që të përndiqte 11-vjeçaren.

Krahas dënimit me tetë muaj burg, Sinajt i është shqiptuar edhe masa e ndalimit që të kontaktojë apo vizitojë vajzën apo familjen e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...