2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Arrestohet 23-vjeçari pasi thyen xhamin e automjetit dhe godet një person

Në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky incident paraqet një rast të rëndë i cili ka përfshirë dhunën fizike dhe shkatërrimin e pronës së një personi tjetër, dhe autoritetet janë duke ndjekur rastin për të siguruar drejtësinë dhe për të zbatuar ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT