Një 27-vjeçar me inicialet K. Xh., është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe poseduesi vihet në pranga.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë.