15.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Arrestohet 27-vjeçari ,qëlloi me kallashnikov në ajër pranë banësës së tij në Tiranë

Policia e Tiranës ka kryer një arrestim në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i Ligjit”. Shtetasi 27-vjeçar, i njohur si Dh. Th., është arrestuar pasi kishte qëlluar me një armë zjarri kallashnikov në ajër në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Gjatë kontrollit në një ambient pranë banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale janë dërguar tek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi në kontekstin e operacionit “Sundimi i Ligjit”, i cili është pjesë e nismës për forcimin e rendit dhe ligjit në nivel kombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT